Rita Ora, kah ia ke msy?

62
Rita Ora

Vizita tre ditore e Rita Orës në Kosovë, përfundoi sot! Këngëtarja shqiptare me famë botërore mbërriti të hënën në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie, ku pati kryesisht takime me fëmijë dhe gra që kanë qenë viktima të luftës.

E shoqëruar nga prindërit e saj, Rita postoi nga avioni një foto në rrjetin social “Instagram”, përmes së cilës bëri të ditur edhe destinacionin e saj të radhës. “Shihemi së shpejti Dubai”, ka shkruar bashkangjitur fotos këngëtarja.

Rita Ora foli ditën e djeshme në një konferencë për mediat lidhur me misionin e saj të bamirësisë në bashkëpunim me UNICEF-in dhe u shpreh se ndihet krenare që i përket këtij kombi. Kujtojmë se këngëtarja po bashkëpunon edhe me firmën e njohur ndërkombëtare, “Escada”, për të cilët ka dizajnuar disa çanta. Nga shitja e secilës prej tyre, 15 euro do të ndahet për organizatën “Women for Women International”, e cila do t’u vijë në ndihmë pikërisht grave të dhunuara përgjatë luftës në Kosovë.

Advertisement