“Saharaja evropiane”, ja mendimi i ekspertëve

46

“Fluska nga Sahara” u konsiderua muaji qershor i cili nxori djersët e të gjithë banorëve të Evropës.

Të dhënat nga institutet meteorologjike flasin se muaji qershor që sapo lamë pas, shënon më të nxehtin prej që ekziston matja e tillë.

Temperatura ishte për 2 gratë më e lartë se ajo maksimalja e fiksuar në vitin 2010, duke shënuar kështu një rekord për kontinentin që përballet me klimë kontinentale dhe mesdhetare.

Matjet e mbledhura nga pogrami satelitor Copernicus i Bashkimit Europian treguan se temperatura mesatare e Evropës në qershor shkuan deri në 45.9, kulm ky që u shënua në rajonin Gallargues-le-Montueux.

Advertisement

I nxehti u bë gati i papërballueshëm në vendet si Franca, Zvicra, Austria, Gjermania, Republika Çeke dhe Spanja, të gjitha këto me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Një grup ndërkombëtar i ekspertëve që shqyrtojnë lidhjen e mundshme mes ngjarjeve ekstreme të motit dhe ndryshimeve klimatike, paralajmëruan se Evropa do ndeshet me valë më të shpeshta dhe intensive të nxehtësisë.

Pas analizimit të temperaturës në qytetin francez të Tuluzës, midis 26 dhe 28 qershorit, ekspertët konkluduan se çdo valë e nxehtësisë që ndodh sot në Evropë “është bërë më e mundshme dhe më e fortë nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu”. botasot/info