Seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “Fortesa 2”

120

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Titanik” dhe “Fortesa 2”.

Lënda “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezantohen rreth 5.900 dëshmi materiale të propozuara nga PSP.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Birshkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorvski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjkan Nakievski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkeljen e së drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Advertisement

Ndërsa në rastin “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski si dhe gjashtë të punësuar në DSK. Debati i kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të padorëzuar të Gjykatës Supreme të Greqisë nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe për asgjësimin e dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumentet lidhen me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PSP-së janë asgjësuar gjatë vitit 2014.

Burimi: Bota Sot