Serbët i hakmerren Luginës, transferojnë terminalin doganor në Vranjë

262

Nën arsyetimin se ka rënë importi dhe eksporti, Qeveria e Serbisë ka mbyllur terminalin doganor në Preshevë, duke e zhvendosur  40 kilometra nga kufiri, në qytetin e Vrajës. Mbyllja e këtij terminali ka ngjallur reagime në Luginën e Preshevës, ku këtë vendim e shohin si reflektim politik nga pushteti Serb.

Përmes një komunikate për informim Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Rebuplikës së Serbisë, Bordi i Doganave, ka bërë të ditur se do të mbyllet terminali doganor në Preshevë, ndërsa i njëjti do të transferohet në qytetin e Vranjës. E tërë kjo sipas komunikatës, për shkak të rënies së importit dhe eksportit dhe vështirësive për financim të këtij institucioni në Preshevë.

Besnik Sadiku, kryeshef i shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, ka vlerësuar si të dëmshëm mbylljen e terminalit doganorë.

Mbyllja e terminalit doganorë ka ngjallur reagime edhe të shoqërisë civile, nga OJQ “Agencioni për Zhvillim Preshevë”, ka kritikuar qeveritarët e Beogradit për mos gatishmëri të zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës në të cilin jetojnë më shumë se 95% shqiptarë.

Advertisement

Nga Presheva, fillimisht u largua Gjykata, më pas u mbyllën disa Banka duke u lënë vetëm një në qytet, pastaj Administrata tatimore u zhvesh nga kompetencat dhe së fundit u largua dhe Terminali Doganorë. në rrethana të tilla Presheva nga një qendër po shendohet në Bashkësi Lokale me kompetenca të varura nga qendra në Vrajë.