SHBA do fuqizojë pozitën si prodhuesi kryesor në 2019

Niveli i prodhimit të naftës bruto nga SHBA do të jetë përsëri një faktor gjigant këtë vit, sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, që shton se gjiganti i naftës do të fuqizojë pozicionin si lideri botëror i prodhimit.

116

Niveli i prodhimit të naftës bruto nga SHBA do të jetë përsëri një faktor gjigant këtë vit, sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, që shton se gjiganti i naftës do të fuqizojë pozicionin si lideri botëror i prodhimit.

Raporti vjen pasi OPEC dhe vendet e tjera partnere me kartelin  zbatuan një raund të ri të uljes së prodhimit.

Së bashku me Rusinë dhe 9 vende të tjera, eksportuesi kryesori naftës Arabia Saudite, arriti një marrëveshje me pjesën tjetër të OPEC në muajin Dhjetor, për të hequr 1.2 milionë fuçi në ditë nga tregu, duke nisur nga Janari.

“Ndërkohë që dy gjigantët e tjerë ulin prodhimin, Shtetet e Bashkuara, që përbëjnë furnitorin më të madh, do të fuqizojnë lidershipin si prodhuesi numër 1 në botë”, thekson organizata me seli në Paris.

Advertisement

Sipas parashikimeve, deri në mes të këtij viti, prodhimi i SHBA do të jetë me shumë mundësi sipër kapacitetit të Arabisë Saudite apo Rusisë.

Nafta brent, benchmarku i Londrës ka rënë me më shumë se 30% që prej majës prej 86.29 dollarë që preku në fillim të muajit Tetor, ndërsa nafta bruto amerikane ka humbur 31% në të njëjtën periudhë.

Kolapsi i çmimeve u përkeqësua nga shqetësimet e mbiofertës, si dhe prej trazirave në tregun e aksioneve që erdhën nga rritja e normave të interesit.

Kjo bëri që OPEC dhe vendet partnere të ulin prodhimin në nisje të 2019-ës, në përpjekje për të frenuar rënien e çmimeve.