Shfaqja “Duet për një” pas suksesit të mbrëmshëm, sot prapë para publikut të Shkupit (Video)

Sonte para publikut të Shkupit, rishfaqet "Duet për një" e regjisorit Kushtrim Bekteshi

179

Mbrëmë (25.01.2018) në Qendrën Teatrore të Fëmijëve u mbajt premiera e shfaqjes “Duet për një”, e autorit Tom Kempinski nën regjinë e Kushtrim Bekteshit.  Skenograf I kësaj shfaqjeje  Betim Zeqiri, kostumografe Samka Ferri, ndërkaq vepra është shqipëruar nga Agon Myftari, transmeton Telegrafi.mk.

Në shfaqje luajtën aktorja Vjollca Bekteshi Hamiti dhe aktori Vebi Qerimi të cilët pas një performance të shkëlqyer që i dhanë publikut arritën të krijojnë emocione të veçanta.

Aktorja Vjollca Bekteshi Hamiti, përmes një demonstrimi të një mjeshtrie të veçantë arrinë të mishërohet me personazhin e Stefania-s, një violiniste e suksesshme e cila dëshprimisht kishte hequr dorë nga bota dhe Muzika pas diagnostifikimit të saj me sklerozë multipe.

Vehbi Qerimi, përmes një aktrimi të përkorë, mjeshtërisht luan rrolin e Dr. Artur Feldman, psikiatër i famshëm i kohës i cili përpiqet të gjejë kurën për violinisten e famshme e cila po kalonte nëpër këtë gjendje traumatike.

Shfaqja është produksion i Teatrit Shqiptar dhe do jepet edhe sonte ( e Shtunë 26.01.2019) në Qendrën Teatrore të Fëmijëve në Shkup me fillim prej ora 20:00.

Teatri Shqiptar Shkup

Premierë"DUET PËR NJË"Nga:Tom KempinskiRegjisor:Kushtrim Bekteshi

Posted by Teatri Shqiptar on Tuesday, January 22, 2019
Advertisement