Shkupi në maj nikoqir i samitit të zonave të lira ekonomike evropiane

Shkupi do të jetë nikoqir i Samitit të zonave të lira ekonomike evropiane, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 maj të këtij viti

142

Shkupi do të jetë nikoqir i Samitit të zonave të lira ekonomike evropiane, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 maj të këtij viti. Priten mbi 350 përfaqësues nga e gjithë bota, ndërsa organizator është Drejtoria për zona zhvillimore industriale-teknologjike, e cila samitin do ta organizojë në bashkëpunim me Organizatën e zonave të lira botërore.

Do të ftohen zëvendëskryeministrat dhe ministra, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e zonave të lira ekonomike. Samiti do të kthehet në shumë çështje që i prekin zonat e lira ekonomike, ndërsa mes tjerash do të bisedohet edhe për harmonizimin e rajonit rreth politikave në zonat dhe si të gjinden mënyra të unifikohen qëndrimet për ndihmë shtetërore që u jepet investitorëve të huaj.

Nga Drejtoria për ZZHIT theksojnë se ndihmën shtetërore që e japim është harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian, por atë që e kërkon BE-ja është të harmonizohemi si rajon në këtë pjesë sepse përderisa nuk ndodh kjo, disa zona të caktuara vendosen në situatë të varur në lidhje me të tjerat.

“Çdo firmë i ka parametrat e tij për shkak të të cilave vendos të investojë në një vend tjetër. Ka shumë parametra të cilat investitorët i shikojnë. Për shembull, ndodh të na zgjedhin neve në vend se Serbinë, por edhe ta zgjedhin Serbinë në vend se të na zgjedhin neve. Ne kemi marrë disa projekte për shkak të së cilës investitorët kanë konsideruar se Serbia nuk është e stabilizuar politikisht, por kishte edhe raste kur ishte zgjedhur Serbia për arsye logjistike”, sqarojnë nga Drejtoria e ZZHIT.

Advertisement

Prej atje thonë se përfitimet e samitit të Maqedonisë janë të mëdha – do të bëhemi shumë më të dukshëm në nivel botëror në pjesën e zonave të lira ekonomike dhe që nga vetë fillimi do të jemi pjesë e zonave të cilat janë përfshirë në procesin e certifikimit të zonave të sigurta.

Në Maqedoni në zonat zhvillimore industriale teknologjike, përveç investimeve tashmë të hapura, ka 17 investime të reja që janë në faza të ndryshe të realizimit. Në periudhën e ardhshme pritet nënshkrimi i pesë-gjashtë marrëveshjeve të reja për investime, ndërsa paralajmërimet janë se në dy vitet e ardhshme ai numër të rritet. Pagat, siç informojnë nga Drejtoria e ZZHIT, nuk janë më të vogla se 300 euro.

“Në periudhën e fundit asnjë firmë nuk ka nënshkruar marrëveshje për ndihmë shtetërore pa dhënë 300 euro pagë. Pagën minimale në ndonjë mënyrë e kemi bërë në zona të jetë 300 euro”, potencojnë nga Drejtoria e ZZHIT.