Shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, derbi Manchester United – Barcelona

143

Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Barcelona – Manchester United ndeshja më e fortë

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Tetë skuadrat më të mira aktualisht në Evropë do të tentojnë të kalojnë në gjysmëfinale.

View image on Twitter

Barcelona, Juventus, Porto, Ajax, Liverpool, Manchester City, Tottenham e Manchester United janë skuadrat çerekfinaliste.

Advertisement

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Real Madridi nuk do ta ketë mundësinë ta mbrojë trofeun pasi u eliminua nga Ajaxi.

Gjiganti holandez Ajax që eliminoi kampionin në fuqi të Evropës, do të përballet me Juventusin.

View image on Twitter

Liverpoolit i ka buzëqeshur fati pasi do të përballet me rivalin më të lehtë, Porton.

View image on Twitter

Tottenham Hotspur do të përballet në çerekfinale me rivalin anglez Manchester Cityn..

View image on Twitter

Favoriti kryesor për ta fituar këtë garë, Barcelona do të përballet me Manchester United, që llogaritet edhe si ndeshja kryesore në çerekfinale. /Telegrafi.mk/

Ajax – Juventus
Liverpool – Porto
Tottenham Hotspur – Manchester City
Manchester United – Barcelona