SHPORRU, QEVERI OROSPI!

205

Shporru, moj Qeveri orospi kurvare, tradhtare e kombit, gjuhës e kulturës sonë, ty, që na ke ç’nderuar, poshtërruar e ofenduar qenien tonë kombëtare. Ty, që nëpërkëmbe luftën e UÇK-së, dëshmorët, invalidët e luftës, ty që kurrorëzimin tënd dashuror politikë e bëre jo me popullin tënd, por me interesat tuaja personale, ty, paranë, femrën dhe rakinë e do më shumë se flamurin, kombin dhe gjuhën shqipe; ty që për shkak të mosbesimit politikë detyrove rininë shqiptare të ikë kah sytë këmbët; ty që na humbe ndjenjat kombëtare për shkak veprimeve skandaloze politike; ty që besnikëritë politike s’ua dhurove votuesve tu të cilët të votuan 18 vjet rradhazi, po ua fale slavomaqedonasve të gruevskave, zaevave, kamçevave, bokave, janevave, mijalkovave, jankullovskave, u ndihmove në projektet Shkupave 2014, Monstrave, Sopotave, proceseve vrastare të Harun Aliut e të Kumanovës; të jetës suaj të shthurrur, të shtëpiave tuaja të bukura, të pasurive tuaja milionë eurëshe, epsheve seksuale ndaj deputeteve të bukura shqiptare dhe zonjave të tjera të ndershme që i kushtëzuat për seks pa vullnetin e tyre, duke u bërë shkaktarë për prishjen e moralit, besnikërisë bashkëshortore dhe familjare. Të plaçkitjes së qytetarëve dhe rrahjeve, burgosjeve, nënçmimeve të pamëshirshme ndaj popullatës shqiptare. Edhe pse populli ju ndihmoi në çfarë do lloj mënyrash e me shumë sakrifica jo vetëm gjatë luftës së 2001, po edhe zgjedhjeve parlamentare e lokale duke ua dhënë votën juve për 18 vjet rradhazi e pa ndërprerë me sinqeritet e bindje të madhe, po ku mbeti ndihma dhe sinqeriteti juaj ndaj popullit të gjorë? Ç’u bë me atë krenarinë tuaj çlirimtare, ç’u bë me fitoret tuaja të njëpasnjëshme, ç’u bë me gjuhën shqipe zyrtare, me flamurin e zvogëluar deri në masën e një mindilit të një gruaje plakë të mbetur, ç’u bë me popullin e ngratë e të varfëruar, çu bë me BE-në? A ende keni fytyrë të dilni para qytetarëve të kërkoni votat, a s’ju vjen turp, me se do arsyetoni e do ta bindeni popullit për t’ju votuar, a s’është mjaft për ju 18 vjet qeverisje, a s’u ngopët më me të gjithat të mirat, prandaj shporruni sa më shpejt nga skena politike se të pa durueshëm jeni bërë, alergjik, nevrik të kërditur jeni ndaj popullit shqiptar, s’ju durojnë e s’mund t’ju shohin më, keni humbur besimin, prandaj shporruni sa më shpejtë, mos e ktheni kokën pas, po ikni të turpëruar, merrni me vete dhe hijen tuaj zvarë si gjënë e ndyrë, si thotë Azem Shkreli, ikni e kurrë mos u kthefshi!
@S.Mehazi