Shqipëria, ende pa datë për nisjen e sezonit turistik

Bregdeti i Vlorës është vërtetë një mrekulli… Deti është i qetë.. Valët përkëdhelin bregun, shkëmbinjtë…Muzika e tyre është ndjellëse…
Por tani për tani, shijohet vetëm nga fauna e tij…Hotelet dhe komplekset, fare pranë detit, prej dy javësh kanë çelur dyert, por bujtësit i kanë të pakët…
Konferencat, takimet, mbledhjet nuk lejohen…pra nuk ka bujtës që vijnë për punë.., ndërsa pushuesit mund t’i numerosh me gishtat e dorës…
Nuk mund të ndodhë ndryshe, kur nuk mund të shijojnë detin, në këto ditë me temperatura të larta…
Adnan Aliaj, menaxher hoteli thotë se ata janë gati dhe shpresojnë që kjo situatë t% ketë sa me shpejtë të zgjidhet.
Edhe Luxhino Isufaj thotë se nëqoftëse hapet hoteli jeta do të rinisi normalisht.
Vlora për shkak të lashtësisë, historisë, kulturës, ka turizëm gjithëvjetor, por turizmin e diellit e rërës, nuk mund ta zëvendësojë asgjë.
Bizneset thonë se pandemia ishtë shumë e rrezikshme dhe do pak kohë të konsolidohet çdo gjë. “Jemi në pritje! Problem i madh për hotelet” thonë ata.
Për shkak të pandemisë, Shqipëria ende nuk ka një datë për nisjen e sezonit turistik veror. E si autoritetet, edhe operatoret turistike, këtë vit fokusin e kanë drejtuar tek pushuesit vendas, e me optimistët dhe në rajon, sidomos tek shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./rtsh