Shqiptarja Arba Kokalari emërohet Zv.Presidente në Parlamentin Evropian

113

Arba Kokalari zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare është zgjedhur si Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.Ajo e ka bërë të ditur lajmin edhe përmes rrjeteve të saj sociale, ku deklaron se do të jetë një prej raportueve përgjegjëse në krye të udhëheqjes së BE-së për vendin turk, Stambollin.Me marrjen e këtij posti Kokalari është edhe eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Arba Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar në Suedi, shtet në të cilin edhe jeton prej kohësh.

Duke qenë se forca politike ku shqiptarja bën pjesë, fitoi 17.6 % të votave bëri të mundur që katër eurodeputetë përfshirë dhe Kokalarin të shkonin në Parlamentin Europian.Arba Kokalari, 32-vjeç, është e para shqiptare e cila u bë eurodeputete në Parlamentin Europian. Kokalari është shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.