Siria, 8 vite luftë 370,000 të vdekur; 21,000 fëmijë dhe 13,000 gra!

85

Pas tetë viteve luftë në Siri, bilanci i humbjeve njerëzore llogaritet të jetë 370,000 njerëz kanë vdekur përfshirë këtu 112,000 civilë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili ka një rrjet burimesh anembanë vendit, deklaroi se në mesin e të vdekurve ishin më shumë se 21,000 fëmijë dhe 13,000 gra.

Konflikti u ndez pas protestave të papara anti-qeveritare në qytetin jugor të Daraas më 15 mars 2011.

Demonstratat u përhapën në gjithë Sirinë dhe u shtypën brutalisht nga regjimi, duke shkaktuar një konflikt të armatosur shumanshëm duke tërhequr  fuqitë e huaja dhe grupet militante.

Numri i viktimave të fundit të në bazë të Observatorit me bazë në Britaninë e Madhe rreth konfliktit sirian të lëshuar në shtator thuhet se më shumë se 360,000 janë të vdekur.

Mbi 125.000 ushtarë të qeverisë siriane dhe luftëtarë pro-regjimit figurojnë të vdekur sipas grupit të monitorimit.

Nga ana e rrebelëve dhe ushtarëve të tjerë thuhet se 67,000 janë të vrarë.

Pothuajse 66,000 ishin xhihadistë, kryesisht nga ISIS dhe Hajat Tahrir al-Sham (HTS), të dominuar nga ish dega e Al-Kaidës në Siri.

Konflikti shkatërrues ka shpërngulur rreth 13 milionë sirianë dhe ka shkaktuar shkatërrime të vlerësuara me miliarda dollarë.

Me mbështetjen e aleatëve të fuqishëm të Rusisë dhe Iranit, Presidenti Bashar al-Assad ka fituar luftën e tij për mbijetesën politike  por vendi i tij është i copëtuar dhe i shkatërruar.

Përmes ndërhyrje masive ruse, Assad tani kontrollon gati dy të tretat e territorit të Sirisë.

Por zonat kyçe mbeten përtej kontrollit të regjimit, duke përfshirë një pjesë të verilindjes së Sirisë e cila është e pasur me naftë dhe kontrollohet nga YPG apo dega siriane e PKK-së. PKK radhitet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE.

Konflikti i Sirisë vlerësohet ta ketë sprapsur ekonominë e saj pas për tre dekada, duke shkatërruar infrastrukturën dhe duke paralizuar prodhimin e energjisë elektrike dhe të naftës.

Megjithatë, Assad ka rifituar kontrollin e arterieve kryesore komerciale dhe ka filluar një kthim tentativë në skenën diplomatike arabe.

Disa vende kanë kërkuar që Siria të riintegrohet në Ligën Arabe, nga e cila u pezullua si rezultat i numrit të të vdekurve nga kryengritja e vitit 2011.

Advertisement