Skandali i pensioneve – Përplas BDI me LSDM

Deputeti dhe sekretari organizator i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi e theksoi ministren Mila Carovska si më përgjegjëse për skandalin e fundit për keqpërdorimin

157

Deputeti dhe sekretari organizator i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi e theksoi ministren Mila Carovska si më përgjegjëse për skandalin e fundit për keqpërdorimin e 19 milionë eurove nga Fondi i Sigurimit Pensional.

Ai në emisionin “200” të Alsat M tha se Carovska tashmë dy vite  udhëheq me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe nëse janë bërë transferime të gabuara në Fondin Pencional, ata janë bërë edhe në kohën e saj dhe për këtë shkak kjo përgjegjësi së pari duhet të kërkohet nga ajo pastaj te tjerët.

“Ministrja është qe dy vite në atë funksion dhe nëse janë bërë këto transferime të gabuara, ata janë bërë edhe në kohën e saj sepse transferimet bëhen nga Ministria e cila i udhëheq. Do të thotë, përgjegjësia duhet që së pari të kërkohet te ajo, pastaj te të tjerët. Dua të them, nëse ka dëshmi ajo duhet të drejtohet në Prokurori dhe në organet kompetente dhe jo në konferencë për media”, tha Grubi.

Grubi theksoi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për keqpërdorimin e parave, por bëhet fjalë për gabim sistematik, paratë në vend të shtyllës së dytë, me gabim janë transferuar në të parën.

Sipas tij, deklarata e Carovskës është e tepruar.

Advertisement