Sonte në ora 21:00 “el clasico” për finalistin e parë në Copa del Rey, Real Madrid – Barcelona (Video)

Dueli i parë i zhvilluar në Nou Camp kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, dhe finalisti i parë pritet të përcaktohet gjatë mbrëmjes së sotme.

149

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Spanja.

Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe.

Real Madridi do të mirëpres Barcelonën në klasiken e futbollit spanjoll në kuadër të Copa del Rey.

Dueli i parë i zhvilluar në Nou Camp kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, dhe finalisti i parë pritet të përcaktohet gjatë mbrëmjes së sotme.

Advertisement

Real Madrid do të mirëpresë sonte Barcelonën në Santiago Bernabeu për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Copa del Rey.

Gjithçka pritet të vendoset në Madrid pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, ku golashënues ishin Lucas Vazquez për Los Blancos dhe Malcom te katalunasit.

Isco nuk është ftuar për këtë ndeshje nga ana e trajnerit Santiago Solari gjersa Marcelo dhe Gareth Bale do të jenë në bankën rezervë.

Në anën tjetër, Rafinha, Jasper Cillessen, Arthur dhe Thomas Vermaelen nuk pritet të startojnë për blaugranat.

Kujtojmë se në gjashtë ndeshjet e fundit mes këtyre dyja skuadrave, Barça ka dy fitore po aq sa ka edhe Reali dhe në dy raste janë ndarë të barabartë.

Kujtojmë se fitues në fuqi i kësaj gare është skuadra e Barçës, e cila në vitet e fundit ka dominuar në këtë garë spanjolle.

Tashmë mediat e huaja kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, ku do të ketë ndryshime të vogla.

Real Madrid: Navas: Carvajal, Ramos, Varane, Reguilon; Casemiro, Kroos, Modric; Vinicius, Benzema dhe Lucas
Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Vidal, Busquets; Dembele, Suarez dhe Messi.