Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” do t’i prijnë protestës së thirrur për të premten që do të fillojë nga Parku i Çairit dhe do të përfundojë para Prokurorisë së Përgjithshme, për të kërkuar drejtësi në këtë proces gjyqësor. Në një postim në profilin e tij në Facebook, njëri nga familjarët, Bedri Ajdari, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Organizativ, ka shprehur pakënaqësinë ndaj prokurores Fatime Fetai, si dhe ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës.

“Të nderuar vllezër e motra, para disa ditëve prokurorja e rastit ‘Monstra’, Fatime Fetai, e përmbylli fjalën e saj përfundimtare me akuzën se, të akuzuarit jane fajtor për vrasjen e pesfishtë tek Liqeni i Smilkovës, madje duke i akuzuar për vepër teroriste duke i qëndruar besnike shefes së saj Gordana Jankulloska dhe prokurores së parë Gordana Geshkoska.

“Amaneti në vend!”

Prandaj, në emrin tim personal si kryetar i Këshillit Organizativ për rastin ‘Monstra’ dhe të familjarëve të të burgosurve, i ftojmë të gjith shqiptarët (pa marrë parasysh bindjet e tyre politike) që të na mbështesin dhe ta ngremë zërin e popullit për drejtësi”