Struganët të zhgënjyer nga Merko

196

Thuajse një vit nga qeverisja e Ramiz Merkos me qytetin e Strugës, qytetarët janë të ndarë në mendime rreth premtimeve të tij, nëse i ka realizuar apo jo. Ata thonë se qyteti ende ballafaqohet me probleme të mëdha në infrastrukturë, kaos në urbanizëm dhe komunikacion, parkingje të parregulluara dhe mungesë parkimi dhe probleme tjera.

“Duhet patjetër të rregullohen problemet në komunikacion, parkingje dhe pastërtia. Kjo duhet të jetë parësore”- thozë një qytetarë, mërgimtarë nga Kanadaja.

“Ka mundur të bëhet shumë më tepër, por diçka është bërë. Rrugët do duhet të rregullohen më mirë. Të asfaltohet atje ku nuk ka asfalt dhe të mbulohen gropat”

Në vend që Merko të merret me rregullimin e problemeve kryesore në infrastrukturë, ai vitin e kaluar është marrë me oponentët politik, akuzojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Advertisement

 
Një nga premtimet e Merkos ishte edhe zgjidhja e plotë e problemit e deponisë së qytetit. Por, deri më tani edhe përkundër ndërtimit të stacionit të ngarkimit, ai ende nuk funksionon.

Por, për dallim nga akuzat e opozitës dhe një pjese të shoqatave joqeveritare, kryetari Merko thotë se vitin e kaluar ka realizuar shumë projekte.

Kemi punë shumë më të mirë të ndërmarrjeve publike, siç është Proakua ku kishte 9 rroga të papaguara, ndërsa tani janë vetëm 3. Ndërmarrjen komunale e furnizuam me tre kamionë. Kemi punuar edhe në rregullimin e plazheve dhe mundësi për oferta më të mëdha në turizëm. Është bërë gjithçka që deponia e qytetit të mos jetë ndotës, kështu që ajo tani është e rregulluar”- u shpreh Ramiz Merko, kryetarë i Strugës

Merko gjithashtu thotë se pas shtatë vitesh vendnumërim, tani në fazë janë edhe miratimi i Planit të përgjithshëm urbanistik si dhe shumë plane të detajuara, ndërsa për sigurinë në Strugë, Merko thotë se ajo është në nivel shumë më të lartë sesa më herët.