Sukseset e futbollit shqipëtar s’kanë të ndalur: Shkëndija e Tetovës shpallet kampion

49

Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht shpallet kampion në elitën e futbollit vendor, pasi mundi Rabotniçkin me rezultatin 1:0. Goli i Totres në minutat shtesë i ka mjaftuar skuadrës tetovare për të fituar takimin dhe për të siguruar matematikisht titullin e kampionit në LPFM me 72 pikë të grumbulluara.

Me barazim 2:2 është mbyllur derbi i kryeqytetit ndërmjet Shkupit dhe Vardarit i vlefshëm për xhiron e 32-të në LPFM. Për Shkupin shënoi Serxhoi dhe Bajrami, ndërsa golat për miqtë u realizuan nga Micevski dhe Zhuninjo. Në ndeshjet tjera Sileksi mundi 3:0 Akademia Pandevin, Bellasica triumfoi ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultatin 3:1, ndërsa Renova deklasoi Pobedën e Prilepit me shifrat e thella 9:1, me këta të fundit të cilët me një këmbë janë jashtë elitës së futbollit vendor.

Burimi: Shenja.tv

Advertisement