TË DHËNA DHE DETAJE NGA AKSIDENTI TRAGJIK NË SLLUPÇAN

181

39 vjeçari, nga fshati Sllupçan Bashkim Demiri, ndërroi jetë si pasoj e një aksidenti i cili ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Sllupçan-Kumanovë. Siç thonë nga Ministria për Punë të Brendshme një veturë e tipit BMW, e drejtuar nga 21 vjeçari nga fshati Likovë, kishte goditur dy bashkëshortët Bashkim dhe Fatime Demiri, ku nga plagët e marra Bashkimi kishte ndërruar jetë rrugës kur ai po dërgohej në spital, ndërsa bashkëshortja e tij kishte marrë lëndime trupore.

MPB:

“Më datë 13.11.2018, në orën 21:00, është denoncuar se në rrugën lokale Sllupçan-Kumanovë, me veturën e tipit BMV, me targa të Kumanovës, e drejtuar nga R.Z. (21 vjeçar), nga fshati Likovë, janë goditur dy persona F.Z. dhe B.D. që të dy nga fshati Sllupçan. Pas fatkeqësisë, nga plagët e marra, rrugës për në Spitalin e Qytetit në Kumanovë, B.D ndërroi jetë, ndërsa tek F.D. nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime trupore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Kumanovë, ndërsa pas urdhërit të Prokurorit Publik, trupi i të njderit është dorëzuar për obduksion. Është duke u punuar për zbardhjen e plotë të rastit”.

Prokurori Publik i Prokurorisë Publike të Kumanovës, së bashku me ekipin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Sipas prokurorisë 21 vjeçari, veturën e ka drejtuar pa leje për vozitje dhe me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Advertisement

PTHP:

“I dyshuari, 21 vjeçari, banor i fshatit Likovë, ka lëvizur me veturën e markës BMË, me targa të Kumanovës, të cilën e ka drejtuar pa leje për vozitje. Duke vozitur me shpejtësi, më të madhe nga e lejuara, i dyshuari i ka goditur dy personat, burrë dhe grua, të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë nga i njejti drejtim sikurse vetura. Nga fuqia e goditjes, në vendin e ngjarjes mbeti i vdekur burri, 39 vjeçari nga fshati Sllupçan, ndërkaq bashkëshorjta e tij, pësoi lëndime”. Prokurori kompetent ka dhënë urdhër për të nisur procedurë hetimore ndaj të dyshuarit, për kryerjen e veprës penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në trafik”, nga neni 300, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Prokuroria njofton se po punon për të vërtetuar faktet e kësaj lënde. Bashkim Demiri punonte në Avokaturën e Shtetit të Shkupit, ndërsa pas vetes la fëmijët 7 dhe 4 vjetësh dhe vajzën më të vogël 2 muajshe.