Team LeBron vs Team Giannis – Startuesit në NBA All-Star

NBA All Star 2019 po afrohet dhe deri në spektaklin e madh kanë mbetur më pak se një muaj.

175
NBA All Star 2019 po afrohet dhe deri në spektaklin e madh kanë mbetur më pak se një muaj.

Ndeshja më e ndjekur në basketboll do të luhet më 17 shkurt në Spectrum Centre të Charlotte.

Falë votave të basketboll dashësve dhe ekspertëve janë caktuar edhe kapitenët dhe pesëshet startuese.

Në Konferencën e Perëndimit kapiten është zgjedhur LeBron James pasi kishte më së shumti vota dhe skuadra e tij do të jetë ‘Team Lebron’.

Ndërkohë në Lindje më i votuari ishte Giannis Antetokounmpo dhe ekipi i tij di të jetë ‘Team Giannis’.

Përveç kapitenit LeBron James, në Konferencën e Perëndimit në pesëshen startuese janë edhe Stephen Curry, James Harden, Paul George e Kevin Durant.

Advertisement

Ndërkohë në Konferencën e Lindjes përveç kapitenit Giannis Antetokounmpo janë në pesëshën startuese edhe Kyrie Irving, Kemba Walker, Kawhi Leonard dhe Joel Embiid.