Telefonatat nga Zvicra në Kosovë 18 herë më shtrenjtë, kompania jep lajmin e mirë për abonentët

Thirrjet nga Zvicra në Kosovë kushtojnë 4.5 franga në minutë ose 18 herë më shtrenjtë sesa në Shqipëri ose Serbi.

120

Prej muajsh klientët e telefonave celularë duhet të paguajnë më shumë për thirrjet nga Zvicra në Kosovë. Për këtë ka shkruar edhe media më e klikuar zvicerane “Blick”, duke ndihmuar për gjetjen e ‘gabimit’ dhe reagimin e Migros, përcjell foldrejt.com.

Si shembull konkret merret Blerina e cila kishte telefonuar të vëllain e saj në një spital në Prishtinë. Nëse para disa vitesh ajo paguante për pesë minuta bisedë disa qindarka, në muajin e fundit për vetëm pesë minuta telefonatë duhej të paguante 30 franga më shumë.

“Tarifat e telefonatave nga Zvicra kanë mbetur të njëjta për të gjitha shtetet e Ballkanit, por vetëm për Kosovën janë rritur ndjeshëm,” përcjell foldrejt.com. Por kjo nuk është arsye për t’i humbur kontaktet me të afërmit.

18 herë më shtrenjtë

Advertisement

Thirrjet nga Zvicra në Kosovë kushtojnë 4.5 franga në minutë ose 18 herë më shtrenjtë sesa në Shqipëri ose Serbi.

Kompania e telefonave M-Budget Mobile shprehet e habitur për këtë fakt dhe me partnerët Swisscom tregojnë, se kjo ka ndodhur si ndonjë gabim për shkak të prefiksit të ri +383.

Së shpejti ata premtojnë se tarifa do jetë e njëjtë si më përpara – 25 cent për minutë.

Në fund Migros kërkon falje për klientët e prekur nga ky gabim teknik dhe jep një sihariq. Sipas Migros, shuma e gabuar do të rimbursohet automatikisht nga Swisscom tek abonentët në fjalë./Foldrejt.com