Tetova hapi xhamitë për faljen e namazeve me xhematë

209

Tetova hapi xhamitë për faljen e namazeve me xhematë

Prej sot Bashkësia Fetare Islame ka hapur xhamitë për besimtarët pas mbylljes dy mujore për shkak të koronavirusit, me këtë rast xhamitë janë hapur edhe në qytetin e Tetovës dhe rrethinës ku besimtarët kanë falur namazin e drekës duke respektuar në përpikshmëri masat e rekomanduara nga autoritetet shëndetësor dhe qeveria ata përpara se të futëshin në xhami për të falur namazin dezinfektonin duart, mbanin maska në fytyrë dhe sexhade personale.

Para xhamive janë ngjitur afishe të cilat u tregonin besimtarëve se si duhet të sillen gjatë faljes së namazit në xhami, përcjellë Tetova Express.

Në Xhaminë e Madhe të Çarshisë së Epërme faljes së namazit me xhamat i është bashkangjitur edhe Muftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.