Thaçi: Bashkimi i Mitrovicës është proces i pandalshëm

"Në marrëveshjen përfundimtare do të kemi përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, dhe garantoj se edhe veriu i Mitrovicës , Gazivoda edhe Trepça do të jenë pjesë e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

177
Foto: Facebook
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka deklaruar se procesi i bashkimit të Mitrovicës është i pandalshëm. Ai bëri këtë deklaratë pas një takimi në Agim Bahtirin, në saje të konferencës së Davosit.

Ai më tutje ka shtuar se “Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca.”

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca. “ ka shkruar Thaçi

Thaçi dje gjatë një pres konferencë për media ka deklaruar “Unë vazhdoj të besoj më fuqishëm se herat tjera që në marrëveshjen përfundimtare do të kemi përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, dhe garantoj se edhe veriu i Mitrovicës , Gazivoda edhe Trepça do të jenë pjesë e Kosovës”,

Advertisement