Thaçi kundër idesë së Haradinajt për Konferencë Ndërkombëtare

Presidenti Hashim Thaçi gjatë një konference për media pas kthimit të tij nga SHBA ka thënë se është kundër idesë së Ramush Haradinajt për Konferencë Ndërkombëtare, duke e cilësuar si rikthim mbrapa dhe involvim të Rusisë në proces.

152

‘’Nuk duhet të lejojmë që organizohet  një konferencë e tiëllë sepse është rikthim mbrapa dhe involvim i Rusisë në proces. Nuk duhet të  diskutohet  Asociacioni sepse paraqet krijimin  e Republikës Srpska. Ne kemi zgjedhur delegacionin shtetëror. Duhet te kete marreveshje mes dy vendeve sovrane. Kane ndodhur tri takime pa mua dhe jam shumë I kënaqur me punën e tyre ne Bruksel. Te gjithe ne duhet ti japim mbeështetje angazhimit të tyre. Do te shtyjme kete propozim apo tjeter qe i sjell Kosoves njohje apo anëtarësim ne organiziata nderkombetare’, ka thënë Thaçi, transmeton Periskopi.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në letrën e tij dërguar vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, kërkoi nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, “iniciimin dhe mbështetjen e një konference ndërkombëtare, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Po ashtu Haradinaj, kërkoi që “SHBA dhe BE të japin zotime publike dhe të garantojnë që në konferencë ndër të tjera nuk do të ketë çfarëdo rivendosjeje të kufijve ekzistues të Kosovës, ose ndarje të Kosovës, ose shkëmbime territoriale të çfarëdo natyre”. Kjo kërkesë e kryeministrit kosovar është një nga pesë kushtet, të cilat ai i renditi në dokumentin, që ua ka dërguar ambasadorëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe përfaqësuesve të BE-së në Kosovë./Periskopi/

Advertisement