Thaçi: Taksa ndaj Serbisë është e natyrshme, nga mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol fiton vetëm krimi i organizuar dhe terrorizmi

240

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në mbledhjen e urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandatit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Thaçi ka mbrojtur taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se është me së e natyrshme një sjellje e tillë duke pasur parasysh fushatën agresive nga Serbia.

“Vetëm hudheni një sy ndaj fushatës së ndyrë të Serbisë që ka bërë për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, këtu përfiton vetëm terrorizmi, më thoni ju lutem kush përfiton nga mosanëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë. Përfiton vetëm krimi i organizuar, terrorizmi.Unë sinqerisht ndjej keqardhje për sjelljen e tyre”, tha Thaçi.

“Është më se e natyrshme që një sjellje e tillë të pasohet me masa të marra nga institucionet e Kosovës për produktet serbe të cilat hyjnë në Kosovë.Pra, Kosova nuk e ka provokuar këtë situatë”.

Advertisement

“Ky reaksion është pasojë e veprimeve agresore të Serbisë. Unë dua të besoj që kjo gjendje do të tejkalohet në një të ardhmen e afërt. Prishtina dhe Brukseli janë duke komunikuar intensivisht për këtë çështje”, ka thënë ai.