Tragjedi në Etiopi! (FOTO)

130

Një tragjedi ajrore ndodhi paraditen e sotme në Etiopi, ku avioni “Boeing 737 MAX” që ishte ngritur në fluturim drejt Nairobit u rrëzua disa kilometra larg aeroportit të kryeqytetit Addis Abeba.

Avioni, një prodhim i ri, i futur në linjat ajrore së fundmi u zhduk nga radarët vetëm 8 minuta pas ngritjes në ajër. Sipas “Airlines Ethiopian”, 149 pasagjerët dhe tetë anëtarët e ekuipazhit vdiqën në këtë aksident ajror.

Kompania dhe mediat kanë publikuar edhe pamjet nga vendngjarja, ku duket sikur një bombë ka rënë mbi vendin e shkatërruar dhe trupat e viktimave të mbuluar me qese të zeza shihen ende përtokë.

Publikimi i pamjeve u bë pak pasi linja ajrore tha se të gjithë në bordin e aeroplanit kishin vdekur.

Advertisement

Fotografia e ndarë nga kompania në Facebook tregon CEO-n e saj, Tewolde Gebremariam, duke vizituar skenën e tmerrshme. Ekzekutivi i linjës ajrore tha se “i vjen keq që po konfirmon se nuk ka të mbijetuar”.

Megjithëse nuk tregon shtrirjen e plotë të tragjedisë, disa pjesë të kornizës ajrore të avionit mund të shihen në tokë.

Pasagjerët e 30 kombësive të ndryshme ishin në bordin e avionit. Aty kishte qytetarë të Etiopisë, Kanadasë, Italisë, SHBA-ve, Kinës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Egjiptit, Rusisë dhe vende të tjera. 1 of 10

Operacionet e kërkimit dhe të shpëtimit filluan pasi aeroplani u zhduk nga radarët. 737 MAX u gjet jashtë qytetit etiopian të Bishoftu, që është 60 km në jug-lindje të kryeqytetit Addis Abeba.

Avioni në fjalë ishte shumë i ri dhe ishte porositur nga kjo linjë ajrore vetëm vitin e kaluar.

Ndërkohë, “Boeing” shkroi në Twitter se është “duke monitoruar nga afër situatën”, por e bëri të qartë se avionët e tjerë të këtij lloji nuk kanë probleme.

“Airlines Ethiopian” ka një rekord mjaft të mirë sigurie në krahasim me transportuesit e tjerë afrikanë, edhe pse një prej avionëve të tyre u rrëzua në Detin Mesdhe pak pas largimit nga Beiruti në vitin 2010.