Trump anulon bisedimet me Putin?

137

“Nuk më pëlqen agresioni”, citohet të ketë thënë shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Trump pohoi për “Washington Post” se është në pritje të raportit të plotë mbi incidentin në Krime, ku rusët qëlluan e sekuestruan tre anije ukrainase.

Presidenti amerikan dhe ai rus pritet të takohen në kuadrin e samitit të G20 në Buenos Aires më vonë gjatë javës. Por, incidenti që shtyu Ukrainën të vendoste për 30 ditë ligjin e luftës, duket se i zbeh gjasat e një zhvillimi të tillë.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar ndërkohë vendeve europiane të bëjnë më shumë për të ndihmuar Kievin. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert u shpreh se Uashingtoni kërkon të shohë një zbatim më të ashpër të sanksioneve ndaj Rusisë.

Advertisement

Si për ironi, biseda e Trumpit dhe Putinit duhet të fokusohej tek siguria, kontrolli i armëve dhe çështjet e Ukrainës dhe Lindjes së Mesme, e pohuar kjo nga këshilltari i tij, John Bolton.

Berlini zyrtar ndërkohë është ofruar të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës që shkaktoi episodi në Detin Azov. Por, disa zëra kritikë brenda Gjermanisë thonë se qeveria do të bënte më mirë ta ndihmonte Kievin ushtarakisht./Top-Channel