Trump porositë Turqinë: Nëse goditni kurdët në Siri do të shkatërroheni ekonomikisht

Trump me porosi për Turqinë

170
Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përmes një cicërime në rrjetin social të twitterit ka paraljmëruar edhe njëherë nisjen e tërhqejse nga Siria.

Ai ka paralajmëruar se do të godasin ISIS-in nga bazat më të afërta në qoftë se ata rikthehen në skenë.

Po ashtu, ai ka porositur Turqinë të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë dhe mos të godasë kurdët, siç shprehet ai, sepse një gjë e tillë do ta shkatërrojë Turqinë ekonomikisht. Ngjashëm i porositë edhe kurdët që mos të provokojnë, Turqinë, Iranin dhe Sirinë.

Përndryshe, shteti Turk, përmes një dosjeje dhënë këshilltarit për siguri John Bolton për krimet dhe shkeljet e të drejtave njerëzore nga ana e YPG-së, apo krahut të PKK-së në Siri e cila botërisht konsiderohet organizatë terroriste.

Tërhqeja e SHBA-ve nga Siria dhe hyrja e Turqisë në të do të krijoj një situatë të re në politikën dhe rrjedhën e dinamike globale të sigurisë dhe politikës.

Advertisement