Turqia shpëton vullnetaren italiane të rrëmbyer në Kenia

Falë punës së koordinuar të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT) u shpëtua nënshtetasja italiane e rrëmbyer në Kenia dhe që më pas ishte dërgur në Somali.

Falë punës së koordinuar të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT) u shpëtua nënshtetasja italiane e rrëmbyer në Kenia dhe që më pas ishte dërgur në Somali.

Autoritetet italiane bënë kërkesë tek MIT për nënshtetasen italiane 25-vjeçare Silvia Constanza Romano, që u rrëmbye në qytetin Chakama të Kenias në nëntor të vitit 2018 dhe më pas u dërgua në Somali.

Pas kësaj Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë filloi punimet në dhjetor të vitit 2019 në rajon në lidhje me gjendjen e Romano.

Duke përfshirë edhe shërbimin informativ vendor në rajon MIT si fillim përcaktoi se Romano ishte gjallë.

Falë punës së bërë ajo u shpëtua e gjallë dhe nga ana e Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë ajo iu dorëzua autoriteteve italiane në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë.

nënshtetasja italiane e rrëmbyer në Kenia dhe që më pas u dërgua në Somali.

Në lajmet e publikuara në median italiane bëhet e ditur se Romano punonte si vullnetare për organizatën e ndihmave të quajtur Africa Milelel Onlus dhe për këtë qëllim ndodhej prej një kohe në Kenia.

Shpëtimi i Silvia Constanza Romano bëri jehonë të madhe në vendin e saj Itali dhe në komentet e bëra u tërhoq vëmendja tek ndikimi i Turqisë në rajon.

Nga ana tjetër, në deklaratën e dhënë për median italiane, ajo shpjegoi se kishte zgjedhur vetë islamin dhe këtë e kishte bërë pa asnjë lloj detyrimi./trt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here