Turqia vazhdon ndihmat ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Turqia vazhdon të dërgojë ndihma mjekësore vendeve të prekura nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Turqia vazhdon të dërgojë ndihma mjekësore vendeve të prekura nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Pas udhëzimit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan Turqia në mbështetje të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër epidemisë së Covid-19 dërgoi në këtë vend 75.000 maska, 10.000 dorashka, 10.000 rroba mbrojtëse, 2.000 syze mbrojtëse, 2.000 maska të llojit N95, ndërsa në Shqipëri dërgoi 75.000 maska, 4.000 dorashka, 2.000 rroba mbrojtëse dhe 2.000 syze mbrojtëse.

Materialet e përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke u ngarkuan në avionin transportues të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në aeroportin ushtarak në Etimesgut të Ankarasë. Pas përfundimit të ngarkimit, avioni unis për në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Ibrahim Altan, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar, tha në një prononcim për gazetarët se krahas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kan dërguar ndihma edhe Republikës Dominikane, Haitit, Polonisë dhe Moldavisë.

Altan bëri të ditur se Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar ndihma në 17 vende të ndryshme të botës, ndërsa shtoi: “Këto organizimet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhme. Turqia me mbështetjen e popullit do të vazhdojë të shtrijë dorën e mëshirës në çdo vend të botës. Vendet, të cilat kërkuan ndihmë nga Turqia shprehin falënderimet e tyre”.

Turqia në kuadër të luftës kundër epidemisë së Covid-19 dhe me kërkesë të Prefekturës së rrethit Liege të Belgjikës ka dërguar 20 mijë maska në këtë vend.

Dje me një ceremoni të organizuar ambasadori i Turqisë në Bruksel, dr. Hasan Ulusoy i dorëzoi prefektit të Liege-it Herve Jamar ndihmat e dërguara nga Turqia.

Prefekti Jamar shprehu falënderimet për ndihmat e dërguara dhe shtoi se maskat do t’i dorëzohen personave në nevojë në sektorin e shëndetësisë.

Jamar gjithashtu foli me lëvdata për aktivitetet e solidarizimit të komunitetit turk në rajon. /trt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here