VMRO-DPMNE e ka publikuar konkursin për zgjedhje të kandidatit për president

Hristijan Mickovski informoi se partia sapo e ka publikuar konkursin për zgjedhje të kandidatit për president

159

Lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski pret fitore të kandidatit të partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Unë personalisht pres një fitore të madhe të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, tha Mickovski në deklaratën për gazetarët para Kishës në Shkup, ku mori pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve.

Ai informoi se partia sapo e ka publikuar konkursin për zgjedhje të kandidatit për president.

Advertisement