Vrasje në Shkup. Nipi vret gjyshen e tij

325

Në lagjen Draçevë të Shkupit, sot pas mesdite është vrarë një grua e moshës 66 -vjeçare. Vrasjen e ka kryer nipi i saj me thikë, kanë konfirmuar nga MPB-ja. Vrasësi është vetdorëzuar në polici.

Sipas Prokurorisë Publike, një prokuror po merret me çështjen dhe po kryen hetimet në vendngjarje.

“Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për vrasje të dhunshme, ndërsa vrasësi  është vetdorëzuar dhe është mbajtur në polici. Bëhet fjalë për një djalë të moshës 20 vjeçare, nipi i së ndjerës”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.

Me urdhër të prokurorit për momentin po mblidhen dëshmi materiale në terren, ndërsa trupi i së ndjerës është dorëzuar në obduksion.

Advertisement