Home Lajme VV kërkon hetim të pavarur për rastin e Agon Musliu

VV kërkon hetim të pavarur për rastin e Agon Musliu

179
0

VV KËRKON HETIME TË PAVARURA PËR VETËVRASJEN E 26-VJEÇARIT NGA GJILANI

Lëvizja Vetëvendosje, në mbledhjen e parë të kryesisë sot pas një kohe të gjatë për shkak të Covid-19, ka kërkuar nga organet e drejtësisë të zhvillojnë hetime të pavarura e transparente për zbardhjen e rastit të vdekjes tragjike të Agon Musliut nga Livoçi i Gjilani, i cili vdiq dje në Qendrën e Karantimit në Prishtinë.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për masën e përkohshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për qeverinë e re dhe për, siç thuhet, përpjekjen e partive të PLAN-it me presidentin për të formuar një qeverisje jo kushtetuese, ilegale e jo legjitime.

Po ashtu në mbledhje u theksua edhe përkrahja gjithnjë e në rritje nga qytetarët për Lëvizjen Vetëvendosje që vjen si rezultat, siç thuhet, i shumë punëve të mira në qeveri, menaxhim të mirë me situatën pandemike dhe konsistencën e saj karshi zotimeve për të cilat ka marrë besimin e qytetarëve.

Ndryshe, mbledhja e sotme e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje u mbajt duke respektuar rregullat e kërkuara nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë dhe pati disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe zhvillimet e fundit në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here