XHEPI I HEMIT

157

Brikena Bakiasi

Gogoli shkroi ʺFrymë të vdekuraʺ, i frymëzar nga një kusi do thoshin post–faktet, ku metaforat iu shfaqën në onja ndryshku. Kjo botë më pa fakt që shkau këmbët e sotmja.
– Ogust Kont, ҫ´lebeti e zuri faktin pa shkencë? Ky interpretim i samovarëve bosh ku ziejnë mediat sociale me opinionistët kokoroҫ.
Kur Ksantia i thotë Dionisit ʺTë lutem, mos; merr me pagesë ndonjë të vdekur që shkon te Hadiʺ në komedinë Bretkosat e Aristofanit; nuk mendohej se një Ҫiҫikov i Gogogolit do kërkonte të blinte frymë të vdekura pas kushedi sa kohësh. Paraprita e Ksantias u shfaq më vonë një dëshirë e Ҫiҫikovit. Ai u zotua në vetvete për të blerë frymë të vdekura brenda frymëve të revizionuara. Industria fitimprurëse deri në banalitetin ekstrem materialist. Të gjallët blejnë dhe shesin të vdekur. ˮPse ҫështjet publike të rëndësishme vijnë duke u ndrydhur, duke u zhdukur në vendet që kanë përjetuar komunizmin? – ngre pyetjen Hanah Arendt. Pse zhduken ҫështjet me kallzuesorin më veprues në xhepin e hemit shoqërorë?!
Kumarxhiu Nozdriov me kumarxhiun e Dostojevskit nuk ngjajnë. Nozdriovi ishte një hundë e pickuar nga thonjtë e nemct që nuhaste vetëm fitime. Kurse kumarxhiu i Dostojevskit kishte gjithmonë një gulden guximtarë pa kokcepshe në sjellje por me një lojë fine. Pushteti ynë ngelet si samovar bosh, i ngjashëm me kumarxhiun Nozdriov, fitim dhe lojë vulgare.
Nëse në Shqipëri do rrjedhi ujë i pishëm nga rrubinetët, do vi një katarakt drejt shqipërimit, blerja dhe shitja Kutel. Me vend kritika jote mbi ekonominë vendase dhe fatkeqe që jetëson dhe sot. Pimë ujë të burgosur në plastikë dhe ardhacakë. Kur uji të mbarojë në parajsë, Isai do zbresi në Valbonë.
Blerje vulgare, shitje vulgare. Treg doping me metamorfozë ҫmimi. Nuk e njeh kjo metamorfozë atë të mrekullueshmen poetike të Ovidit, as atë të Kafkës po as atë të informacionit që shpjegon Umberto Eko. Po poezia me xhepin e hemit shoqërorë ҫ´breg i takon? I takon apofenia e zgjidhjes. Të harruarit, janë të diturit e rrethinave vetëm si revizione taksamarrëse dhe asgjë më shumë. Samovarët bosh pa politika ekonomike zjiejnë avuj kotësish me pushtet gryks. Borgesi mendoi me të drejtë seː ʺNjeriu mund të urrrejë të tjerët ose ҫastet e jetës së tyre po s´mund të urrej një vendʺ Po lajthitja e urrejtjes së vendit?
Mioglobina dhe vargjet e hemoglobinës nuk palosen njëlloj si zarfet burokratike të frymëve të blera nga pushteti. Të harruara dhe të blera. Mioglobina dhe hemoglobina palosen në mënyrë kompakte duke formuar një të ҫarë në brendësi të molekulës; e cila quhet xhepi i hemit. Po xhepi i pushtetit? Po samovari bosh parapolitikë? I zbrazur nga politika dhe plot nga paaftësia. Xhep i hemit shoqërorë me ҫarjen e mostruozitetit të pushtetit. Lakadredhjet e xhepit të hemit me lakadredhjet e pushtetit i ngatërron lidhja në fyt e litarit ekonomikë të shoqërisë. Vargjet e poezisë nuk puthen me vargjet e hemoglobinës. Të parët tregojnë cakun e frymës, të dytët palosjen e pushtetit dhe forca e besueshme e njeriut.