Zaev flet për shkarkimin e Valon Belës

Ai ka thënë se secili duhet të përgjigjet para organeve të hetiesisë për indicie të mundshme për vepra penale, që nga vetë kryeministri e deri te zyrtarët tjerë më të ulët.

135

Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me shkarkimin e Valon Belës nga posti i Drejtorit ekonomik në spitalin gjinekologjik, ka deklaruar se Bela ka qenê në listën e zyrtarëve që do shkarkohen.

Ai ka thënë se secili duhet të përgjigjet para organeve të hetiesisë për indicie të mundshme për vepra penale, që nga vetë kryeministri e deri te zyrtarët tjerë më të ulët.

“Sapo iu tregua se do ndërroj ai reagoi ashtu si reagoi. Jo vetëm kaq, por ai filloi të flasë budallallëqe dhe ne këtë nuk do ta lejojmë”- tha mes tjerash Zaev. /Antpress/

Advertisement