Zaev: Sot do të dihet emri i kandidatit

Deri më tani emrat që përfliten më së shumti janë Stevo Pendarovski, Oliver Spasovski dhe Nikolla Dimitrov. Sipas anketave të realizuara Pendarovski gëzon përkrahjen më të madhe prej qytetarëve

137
Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë

Pushteti po vazhdon ta mbajë të fshehur emrin e kandidatit të përbashkët për president. Aktualisht, kryeministri Zoran Zaev ndodhet në takim me strukturat partiake ndërsa më vonë të gjithë partnerët do të mblidhen për të vendosur emrin e kandidatit. Zaev tha se dhjetë emra do të shqyrtohen për kandidat të mundshëm dhe se është e mundur që sot të dihet emri i kandidatit.

Deri më tani emrat që përfliten më së shumti janë Stevo Pendarovski, Oliver Spasovski dhe Nikolla Dimitrov. Sipas anketave të realizuara Pendarovski gëzon përkrahjen më të madhe prej qytetarëve. Gjithsesi presim konfirmin e kryeministrit Zaev.

Advertisement