Zgjedhjet në Turqi, garë e ngushtë në mes AK Parti dhe CHP në Stamboll dhe kryeqytet

162

Zgjedhjet lokale në Turqi po kalojnë brenda një fazë të rëndësishme. Garë shumë e ngushtë në kryeqytet dhe në Stamboll midis AK Parti-së dhe Partisë Popullore Republikane – CHP.

Deri më tani mbi 67% e kutive janë numëruar. Kryeqyteti si duket do të menaxhohet nga Partia Republikane – CHP në bazë të trendeve të tanishme. Rritje të lehtë ka edhe Partia Kurde HDP si dhe IYI Parti në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2014.

AK Parti shënohet të ketë një rënie të vogël, kurse Lëvizja Nacionaliste Turke, ka një rënie drastike krahasur me zgjedhjet e vitit 2014. Deri më numrimin e tanishëm, shënohet se AK Parti është duke fituar në 40 komuna, CHP në 20 komuna, IYI Parti – 12 komuna dhe HDP në 7 Komuna./Telegrafi.mk

Advertisement