Zimbabveja ndalon internetin, arsyeja?

Zimbabveja ka ndaluar internetin për kohë të pacaktuar, si masë për shtypjen e protestave kundër rritjes së çmimeve të karburanteve.

204

ZOperatori më i madh celular në vend – Econet – tha se është urdhëruar t’i shkurtojë shërbimet deri në njoftimin e radhës.

Qasja në Facebook, WhatsApp dhe Twitter ka qenë e bllokuar prejse kanë shpërthyer protestat të hënën

Së paku tre vetë janë vrarë dhe 600 persona janë arrestuar.

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Qeverisë së Zimbabvesë që forcat e saj të sigurisë të ndalojnë “përdorimin e tepruar të forcës”.

Advertisement

Qeveria i ka fajësuar grupet e opozitës për protestat.

Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, ka thënë se rritja e çmimeve të karburanteve ka për qëllim të adresojë mungesën e shkaktuar nga rritja e përdorimit dhe tregtia “e shfrenuar” ilegale.