Zonja DioGuardi: SHBA dhe BE kanë tejkaluar kufijtë e tyre duke i bërë thirrje Kosovës që të shfuqizojë taksën

Shirley Cloyes DioGuardi, bashkëshortja e ish-konngresistit amerikan Joseph DioGuardi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi

172

Shirley Cloyes DioGuardi, bashkëshortja e ish-kongresistit amerikan Joseph DioGuardi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë tejkaluar kufijtë e tyre duke i bërë thirrje Kosovës që të shfuqizojë tatimin e 100 për qind të importit nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Sipas saj, meqenëse Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, vendimi i saj nuk ka të bëjë asgjë me BE.

Ajo ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territorit, duke thënë se thirrja e Serbisë për një gjë të tillë, është një përpjekje për të mohuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe për të rihapur diskutimin e statusit të Kosovës si një komb sovran, përcjell Bota sot.

Advertisement