Zoran Zaev me përkrahjen më të madhe për kryetar të shtetit (Grafikoni)

431

Sipas një ankete të realizuar për televizionin Telma, kryeministri aktual Zoran Zaev gëzon përkrahje më të madhe nga të anketuarit, gjegjësisht 12.4 për qind të qytetarëve do të votonin për Zaevin president.

Pas tij janë të renditur kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov me 8.2 për qind.

I katërti në listë është Stevo Pendarovski me 6.8%, ndërsa pat tij renditet Bujar Osmani me 6.5%, derisa ish kandidati për kryetar Imer Selmani gëzon përkrahjen e 5.8% të qytetarëve.

Për kryetaren aktuale të Komunës së Tetovës Teuta Arifi janë deklaruar 3.4% të anketuarve.

Advertisement

Vlen të theksohet se pothuaj se 19% e qytetarëve nuk do të votonin asnjërin nga kandidatët, ndërsa 14.9% akoma nuk kanë vendosur.