Zoran Zaev: Në dy javët e ardhshme do të marrim vendime rreth rikonstruimit të Qeverisë

Kryeministri, Zoran Zaev ka thkesuar se në dy javët e ardhshme do të ketë vendime serioze në qeverinë që drejton ai

97

Kryeministri, Zoran Zaev ka thkesuar  se në dy javët e ardhshme do të ketë vendime serioze në qeverinë që drejton ai.

Ai theksoi se do të merren vendime të mëdha për shtetit, si dhe do të ketë ndryshime në gjitha strukturat, duke filluar nga hierarkia më e lartë.

“Siç e dini të shtunën u certifikua Presidenti i ri dhe të dielën u inaugurua, kanë kaluar vetëm disa ditë prej zgjedhjeve të fundit dhe gjatë pushimit kisha kohë të mendoj dhe të vlerësoj se çfarë duhet të bëjmë ne më tutje si qeveri. Dy javët e ardhshme do të merren vendime të mëdha për shtetin, do të vijnë ndryshimet në të gjitha strukturat, duke filluar nga hierarkia me e lartë. Do të diskutohet për ndryshime për disa ministra, zv/ministra, drejtorë, mirëpo ende po diskutohen dhe po shqyrtohen mundësitë për ndryshime. Pasi të arrijmë të balancojmë qëndrimet do të publikojmë emrat dhe shkaqet”, tha Zaev.

Ai nuk e mohoi mundësinë e takimit me partnerët qeveritarë e sidomos me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, duke shtuar se ende nuk kanë caktuar një datë për takimin e radhës, po që do të ndodhë së shpejti, pasi që është e domosdoshme që të diskutohet rreth ndryshimeve në qeveri. Ai më tej shtoi se nuk bëhet fjalë për ndryshime partiake po për dështime personale të funksionarëve.

Advertisement