Eurozona do të kthehet në normalitet vitin e ardhshëm

Ekonomia e eurozonës nuk ka gjasa të kthehet në nivelet para-pandemisë deri në vitin e ardhshëm, ndërsa rimëkëmbja mund të zgjasë më shumë, deklaroi ekonomist kryesor i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Filip Lejn.

“Në çdo rast, shikuar nga këndvështrimi aktual, duket se aktiviteti ekonomik nuk do të kthehet në nivelet para krizës para vitit 2021 dhe rimëkëmbja mund të zgjasë më shumë”, deklaroi Lejn.

Lejn shtoi se BQE po e monitoron vazhdimisht situatën dhe është e gatshme t’i rregullojë të gjitha instrumentet nëse është e nevojshme, përfshirë programin e urgjencës gjatë pandemisë.

Lejn vuri në dukje se nëse BQE vëren se kushtet e financimit janë shumë të rrepta ose se presioni në tregjet e caktuara të obliguesve nuk i pasqyron treguesit ekonomikë, ata do të jenë në gjendje ta rregullojnë vlerën ose afatet për furnizimin e fondeve, të cilat mund t’i ndajnë me fleksibilitet me kalimin e kohës dhe segmentet e tregut.

Banka Qendrore Evropiane është përqendruar veçanërisht në analizat para seancës së rregullt në qershor..tv21