Me rishikimin e buxhetit, planifikohen të shpenzohen 53.7 milion euro më shumë

Me rishikimin e buxhetit, Qeveria planifikon të shpenzojë 53.7 milion euro më shumë këtë vit sesa ishte planifikuar fillimisht. Kjo do të thoshte për 1.4 përqind më shumë, me çka shpenzimet totale do të ishin 3.95 miliardë euro. Parashikohet ulje e të ardhurave për 11.5 përqind, me çka të ardhurat do të ishin 3.2 miliardë euro.

Për tejkalimin e koronavirusit, Qeveria vendosi t’i mbush buxhetet e ministrive të caktuara, kështu që plus do të fitojë:

 

Ministria e ekonomisë                      9,8 milionë euro

Ministria e shëndetësi                      10,6 milionë euro

Ministria e arsimit                            5,6 milionë euro

Agjencia e punësimit                       2,5 milionë euro

Vrima në buxhet planifikohet të rritet për 470 milionë euro, gjegjësisht, do të jetë 750 milionë euro, ose 6.8% nga Prodhimi Bruto Vendor. Qeveria planifikon këtë vrimë ta financojë me huamarrje nga bankat vendore dhe të huaja, me letra me vlerë dhe lëshimin e eurobondit. Me rishikimin e buxhetit nuk parashihet ulja e rrogave për administratën publike e as uljen e pensioneve./alsat m