Prej nesër temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë

Nga e enjtja i nxehti afrikan do të përfshijë vendin tonë. Mot i nxehtë, me vranësira dhe diell, do të mbajë edhe të premten me erë. Temperaturat maksimale 30 deri 33 gradë celsius.

Siç pritet, të nxehtit afrikan i paralajmëruar për këtë javë, nga dita e nesërme do të fillojë të shtrihet mbi vendin tonë. Do të mbajë mot i nxehtë, tipik veror, me diell dhe vranësira, kryesisht të shtresave të larta.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se temperaturat maksimale do të rriten në 30C deri 33C – në dy ditët e ardhshme parashihet të fryjë edhe erë e ngrohtë kryesisht nga krahu jugor.

“Të shtunën, kalimi i fushave ciklonike nga Italia përgjatë pjesëve veriore të rajonit sjellë një ulje të lehtë të temperaturave, por mbetet mot shumë i ngrohtë. Prej ditës së diel sërish mot i nxehtë dhe temperatura maksimale mbi 30C”, thekson PW.