Para pak çastesh në autostradën Shkup-Tetovë diku në afërsi të pikës pagesore Zhelinë një automjet është përfshirë nga flakët. Raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm është shkaktuar dëm materiale. Tani për tani nuk dihen saktë shkaqet që sollën deri tek shpërthimi i zjarrit në automjet, supozohet se bëhet fjalë për defekt në instalimin elektrik.